
Pep Guardiola ka zbuluar pasardhësin e tij në pankinën e Man. Sitit
Sipas një raportimi nga “The Telegraph”, Pep Guardiola ka kontaktuar me tre lojtarë të Brajtonit teksa ata po festonin faktin që do të luajnë në Evropë, për herë të parë në historinë e tyre. Aty, ai bëri me shenjë në drejtim të De Zerbit: “Ky është trajneri i ardhshëm i Mançester Sitit.”
Siç është përmendur më parë, Guardiola është një fans i madh i lojës që aplikon italiani De Zerbi. Madje para ballafaqimit të tyre në muajin maj, ai kishte thënë se De Zerbi është njëri prej trajnerëve më me ndikim në 20 vitet e fundit në futboll.
“Kushtoni vëmendje asaj që tani do të them, sepse jam i bindur në atë që them se De Zerbi është njëri prej trajnerëve më me ndikim në 20 vitet e fundit. Nuk ka asnjë ekip që luan në mënyrën se si ata luajnë, është unike”, ka thënë Guardiola.