
Luçiano Spalleti: Historia është pika jonë e referimit
Italia, rivali i Shqipërisë në “Euro2024”, bën debutimin e tyre pikërisht kundër “kuqezinjve” më 15 qershor, një ndeshje që për përfaqësuesen ”azzurre” është shumë e rëndësishme, një ndeshje ku tre pikët në letër janë detyrim, kjo pasi synimi i Italisë nuk është vetëm të kalojnë grupin, por t’i shkojnë deri në fund këtij turneu, të mbrojnë titullin kampion. Këtë gjë e pranon edhe Luciano Spaleti.
“Mançini ka bërë një punë të shkëlqyer duke lënë pas një trashëgimi që për ne do të jetë një stimul më shumë, për të bërë atë që të gjithë presin”, u shpreh Spalletti për Sky Sport.
“Ne duhet të jemi gati për këtë turne shumë të rëndësishëm. Ka entuziazëm dhe pritshmëria të mëdha, edhe nga tifozët tanë. Për mua personalisht, e kam thënë edhe më herët, është pika më e lartë e karrierës time, është sikur të jetoj në parajsë. Unë do të përpiqem të jap më të mirë time, por nuk e di nëse do të jetë e mjaftueshme. Kemi në dispozicion lojtarë të fortë, por duhet t’i shndërrojmë në një skuadër të fortë, nëse e bëjmë këtë, atëherë mund të luajmë pa problem si të barabartë edhe kundër atyre që për momentin shihen favoritë. Ne kemi një histori, do të jetë ajo pika jonë e referimit”, u shpreh Spalletti për Sky Sport.