Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit
Merr fund drama disa vjeçare, Kylian Mbappe tashmë edhe zyrtarisht është bërë lojtari më i ri i Real Madridit.
Këtë e bëri të ditur Real Madridi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se francezi ka nënshkruar me gjigantin spanjoll një kontratë pesë vjeçare sipas së cilës do të mbetet futbollist i ‘Los Blancos’ deri në vitin 2029.
“Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme”, thuhej në komunikatën e klubit madrilen.