
Lajm i mirë për Francën, por edhe për Milanin
Franca dhe trajneri Didier Deshamp kanë marrë një lajm shumë të mirë në prag të nisjes së Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Portieri i Milan-it, Majk Manjan është rekuperuar nga problem që kishte në gishtin e vogël së dorës së majtë dhe është gati për rikthimin në fushën e blertë. Francezi mungoi në gjashtë takimet e fundit të Milan-it, pesë në kampionat dhe një miqësore, megjithatë tashmë ai duket se është në gjendje për të luajtur.
Kjo gjë e gëzon shumë trajnerin Deshamp, duke ditur se gardiani i Milan-it është i preferuari i teknikut të Francës për t’i besuar portën.