
Bajerni dobën Bajer Leverkuzenin, i merr mbrojtësin 28 vjeçar
Rekordmenët gjermanë tanimë kanë bërë goditjen e parë në afatin kalimtar të verës dhe Bajerni është gati ta finalizojë marrëveshjen e Xhonatan Tah, një nga më të mirët te Bajer Leverkuzeni këtë edicion.
Sipas raportimeve të “Sky Sport”, tashmë ka një marrëveshje verbale mes lojtarit dhe Bayernit, me kushtet personale të përcaktuara praktikisht për një kontratë që do të zgjatej deri në vitin 2028.
Tah, i cili aktualisht është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2025, është në kërkim të një ndryshimi drejtimi në karrierën e tij.
Në moshën 28-vjeçare, mbrojtësi duket gati për të bërë kapërcimin drejt një prej gjigantëve të Bundesligës. Edhe pse detajet më të rëndësishme janë diskutuar me ekipin e agjentëve të tij, kjo ende nuk garanton përfundimin e transferimit, duke qenë se për mbrojtësin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera.
Leverkuzeni kërkon të mbajë mbrojtësin e tij, nuk do të jetë një negociator i lehtë. Situata është e komplikuar nga fakti se Bajerni tashmë ka katër qendërmbrojtës në skuadrën e tij, megjithëse Dajot Upamekano mund të jetë në listën e largimit të klubit bavarez.