
Bajrami largohet nga Sasuolo, dy klube janë gati të paguajnë dëmshpërblimin
Nedim Bajrami do të largohet nga Sasuolo. Fantazisti kuqezi pati një sezon për tu harruar, që kapi kulmin kur ekipi i tij u rrëzua në Serinë B pas 11 vitesh. Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2027, Bajrami mund të largohet minimalisht për 3 milionë euro, pikë kjo që ka qenë mes kontratës që futbollisti ka me klubin e Sasuolos.
Janë dy ekipe të Serisë A që mund të blejnë kartonin e Bajramit. Bolonja është ajo që ka bërë ofertë për 25-vjeçarin, e cila njëkohësisht është e interesuar edhe për shërbimet e Armando Brojës dhe pse jo të dy lojtarët e kombëtares së Shqipërisë mund të luajnë bashkë sezonin që vjen. Te Bolonja pritet trajner Vinçenco Italiano, i cili e ka kërkuar edhe më parë fantazistin, kur ishte pjesë e Fiores.
Ndërkohë, ekipi i dytë është Fiorentina që ka hapur një kapitull të ri, duke prezantuar në stol Paladinon e Monzës dhe një lojtar si Bajrami mund të përshtatej shumë mirë në skemat e trajnerit të ri. Pritet të shihet se kë do të zgjedhë Bajrami, pasi të dyja skuadrat nuk e kanë problem një shifër prej 3 milionë eurosh./Panoramasport/