Dieta e lëngshme: Mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe kilogramët e tepërt dhe të rregulloni figurën tuaj
Një dietë që është bërë shumë e popullarizuar në Britaninë e Madhe
Ka gjithnjë e më shumë shtete ku numri i njerëzve obezë po rritet vazhdimisht dhe paraqet një kërcënim për shëndetin e kombit.
I tillë është rasti në Britaninë e Madhe, ku do të nisë të zbatohet një program për humbje peshe, bazuar në një “dietë të lëngshme”.
Rezultatet e periudhës së provës, e cila filloi tre vjet më parë, sapo u prezantuan dhe treguan se pjesëmarrësit humbën mesatarisht nga 12 deri në 13 kilogramë në tre muaj.
Ajo që është edhe më e rëndësishme, ata arritën të ruajnë peshën e re për të paktën gjashtë muaj.
Kjo gjithashtu parandalon peshën e tepërt që të shkaktojë sëmundje të tilla siç është diabeti i tipit 2 që shfaqet edhe 80 herë më shpesh te njerëzit obezë, transmeton Telegrafi.
Sigurisht, të gjithë janë të interesuar për këtë “dietë të lëngshme”, ndërsa ka edhe nga ata që kundërshtojnë efektin e saj të dobishëm. Para së gjithash, shqetësimi fokusohet tek numri i kalorive (merren vetëm 800 në ditë) dhe cilësia e përbërësve.
Megjithatë, doktori i famshëm Michael Mosley na kujton se ka shumë plane të mira për humbje peshe që bazohen në një dietë të lëngshme. E tillë, për shembull, është dieta “supë dhe shejk”, për të cilën është e rëndësishme përgatitja e vakteve nga përbërës cilësorë”, thotë autori i regjimeve popullore diete.
Në dietën e tij të famshme “5:2”, merren 500 kalori për pesë ditë dhe dy ditë në javë hani normalisht. Në të dytin, plani është që të ketë nga 800 deri në 1000 kalori në ditë, gjatë një periudhe prej 2 deri në 12 javë.
“Më shumë se 50 mijë njerëz e kanë pasur këtë dietë dhe pasojat më të rënda që janë vërejtur janë dhimbjet e kokës dhe kapsllëku i herëpashershëm”, thotë doktor Mozli.
“Unë peshoja 140 kg dhe perimetri i belit ishte 126 cm”, tha një nga pjesëmarrëset në program. “I ndoqa të gjitha këshillat, isha shumë i motivuar. Kam marrë një vakt çdo katër orë – një supë ose një shejk. Rezultatet ishin të shkëlqyera, madje arrita të mposht diabetin e tipit 2”.
Ndër gatimet që këshillohen në një dietë të lëngshme janë: domatet, kungulli, bizelet, supa me kërpudha, por edhe supë pule me shtimin e thjerrëzave të kuqe, kungujve apo bizeleve.
Nga pijet, rekomandohen ato të bëra me mollë dhe perime jeshile, banane dhe bollgur, fruta pylli dhe banane ose avokado dhe ujë kokosi. /Telegrafi/