
Gjysmëfinalja e dytë radhazi për Karlos Alkarazin në tokën franceze
Karlos Alkaraz nuk gaboi në çerekfinalen e Roland Garros teksa mposhti pastër në tre sete, Stefanos Cicipasin. Spanjolli nuk e vendosi në dyshim triumfin duke fituar në tre sete me shifrat 3-6, 6-7 dhe 4-6, në një sfidë që zgjati për diçka më shumë se dy orë.
Kjo është gjysmëfinalja e dytë radhazi për Alkarazin në tokën franceze, teksa në këtë raund, tenisti nga Mursia do të përballet me Janik Sinerin, që në këtë moment është edhe rivali i tij kryesor. Edhe vet Alkaraz pas sfidës së fituar ndaj Cicipasit, në intervistë deklaroi se për momentin italiani është tenisti që luan më mirë nga të gjithë
“Nuk mund të gënjej, ndaj Sinner më pret një sfidë shumë e vështirë. Mendoj se aktualisht Siner është tenisti më i mirë në botë, është tenisti që po luan më mirë nga të gjithë aktualisht. Por, nga ana tjetër më vjen mirë që Sinner është në këtë nivel pasi kështu më shtyn edhe mua që të bëj më mirë. Do të jetë një sfidë e bukur dhe unë jam gati. Është nga ato ndeshje që do të duan ta shohin të gjithë, le të shohim kush do të fitojë”, u shpreh Alkaraz.