Ernest Muçi dhe Milot Rashica me trajner të ri te Beshiktashi
Xhiovani van Bronkhorst është trajneri i ri i Beshiktashit. Tekniku holandez, i cili ishte 2 vite i papunë që prej largimit në 2022-shin nga Renxhersi, tani është rikthyer dhe ka marrë drejtimin e gjigantit turk. Kështu, Ernest Muçi dhe Milot Rashica bëhen me trajner të ri.
Van Bronkhorst është një trajner të cilit eksperienca nuk i mungon, pasi më parë ka drejtuar ekipe si Fejnord, Guangzhou Siti në Kinë, e së fundmi Renxhers në kampionatin skocez.
Tashmë, 49-vjeçari është gati për një aventurë të re në Turqi. Me Beshiktashin, Xhiovani van Bronkhorst ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2026.