Pas deklaratës për Xhensilën e Besin, Stresi reagon ashpër ndaj Megi Pojanit
AA
Në një epsiod të podkastit “Me Kast”, Megi Pojani, së bashku me motrat e saj, ka hapur një temë të nxehtë për publikun – ndarjen e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.
Diskutimi, i cili ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, është fokusuar tek shkakët që mund të kenë çuar në ndarjen e çiftit të njohur të estradës shqiptare.
Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Megi, ka shprehur një mendim të fortë gjatë bisedës, duke u shprehur se një nga arsyet që dyshohet për ndarjen e çiftit është varësia e Besit ndaj alkoolit. Kjo deklaratë ka qenë mjaft provokuese dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme në publik.
Jo shumë kohë pasi diskutimi u bë publik, reperi i njohur Stresi ka zgjedhur të mos qëndrojë anash dhe ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.
Duke shpërndarë një lajm që përmbante deklaratën e Megit, Stresi ka shtuar një koment: “Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.”
KOSOVA PA PRESIDENT: Kuvendi dështon, vendi shkon drejt
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri të vendit, duke e futur Kosovën në një
Osmani ia prish skenarin e Kurtit, Krasniqi: S’e
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se përmendja nga ana e LDK-së se Vjosa Osmani mund të jetë kandidate
Gati për seancë, Albin Kurti insiston në Feride
Në ora 23:00 pritet të nis seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit. Kjo seancë është paralajmëruar nga