Pas Mbapes, Reali ka gati 150 mln euro për yllin tjetër të futbollit
Skuadra e Real Madridit ka siguruar shërbimet e Kilian Mbape-s për sezonin e ardhshëm dhe duket se ata kanë një tjetër yll në listën e tyre për vitin 2025. Sipas “BILD”, Reali po konsideron nënshkrimin e Florian Virtzit me një çmim prej jo më pak se 150 milionë euro të nevojshme për të siguruar potencialisht nënshkrimin e tij.
Virtz shënoi 18 gola dhe dha 20 asiste në 49 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa skuadra e Çabi Alonsos, fitoi titullin e Bundesligas, për herë të parë në historinë e klubit.
Sipas raportit të “BILD”, Reali thuhet se ka ‘shansin më të mirë’ për të marrë gjermanin në vitin 2025, kontrata e të cilit me Leverkuzenit zgjat deri në vitin 2027 dhe mendohet se nuk ka klauzolë lirimi.
Mund të mos ndodhë këtë verë, por Reali mund të shpenzojë shumë verën e ardhshme për të marrë Virtzin në Spanjë.