Presidentja për Shkurte Fejzën: Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, u shndërrua në zërin e lirisë
AA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë për këngëtaren e shquar shqiptare, Shkurte Fejzën se për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare.
Tutje, e para e vendit tha se në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës, duke u bërë zëri i lirisë.
Kështu u shpreh presidentja në “Facebook” në rastin e 50-vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës.
“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani./21Media
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me shira dhe bubullima lokale të rastësishme. Do të
Kurti: Kosova përherë mirënjohëse ndaj SHBA-së për partneritetin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar
2049 ditë pritjeje dhe shpresë – Mesazhi prekës
Nga data 4 nëntor 2020 deri më sot kanë kaluar 2049 ditë, një periudhë e gjatë pritjeje dhe mungese për