Florian Virc: Gjermania si Leverkuzeni, ia dalim në Europian
Florian Virc ka dashur t’i harrojë këto dy ndeshje dhe u ndal te pikat e forta të Gjermanisë. Ai foli në lidhje me partneritetin përkrah Musialës, sikurse gjeti edhe të përbashkëta e “Pancerave” me Leverkuzenin.
“Bajeri i tregoi botës se çfarë është në gjendje të bëjë, aty ku nuk e identifikojnë individët, por forca e grupit. Ne e mbyllëm Bundesligën dhe Kupën pas asnjë disfatë, pavarësisht se i shkuam humbjes shumë pranë në disa takime. Të njëjtën uri dhe frymë pikas edhe në kombëtare. Ky detaj më motivon se mund të shkojmë shumë lart. Hymë në pjesë e dytë kundër Greqisë me mentalitetin fitues dhe e finalizuam misionin. Kemi besim se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Të luash përballë tifozërisë do të jetë vërtetë speciale”, tha lojtari më i shtrenjtë i Bundesligës sipas mediumit ekspert të “transfermarkt” (130 mln euro).
Virc kontribuojë me klubin e tij në edicionin 2023-2024 plotë 38 gola (18 gola, 20 asiste) përgjatë 49 takimeve, e përkthyer me futbollistin me statistikat më të mira nga kampi i Gjermanisë, pavarësisht profilit të tij sepse ai është mesfushor i avancuar.
Musiala nga krahu tjetër qëndron më poshtë në shifra. Ai është inkuadruar 38 takime, e pasuar me 12 finalizime dhe 8 shërbime në favor të ekipit. Gjithsesi, përtej përfshirjes në rrjedhë goli, “Bambi” vlerësohet aset në shpërndarjen e lojës dhe krijimin e hapësirave në zona të ngushta, teksa gëzon teknikë të larte me topin në këmbë.