Luiza Gega, e mbyll evropianin në Romë në pozitën e 5-të
Luiza Gega e ka mbyllur me një vend të pestë garën e 3.000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të atletikës, eveniment që po mbahet në Romë që prej datës 7 qershor. Gega mbajti ritmin me kreun për më shumë se 3/4 e garës, por në fund kampionia shqiptare nuk arriti që të qëndronte në zonën e medaljeve, edhe pse shënoi rezultatin më të mirë sezonal. Kështu Gega regjistroi kohën 9:22.92, duke u klasifikuar në vend të pestë, për të dorëzuar kurorën e kampiones së Europës, të cilën e mbante prej 2 vitesh.
Megjithatë Luiza vijon të mbajë rekordin e Kampionatin Europian në garën e 3.000 metrave me pengesa, falë rezultatit të jashtëzakonshëm që fiksoi në “Munih 2022”. Për sa i përket finales në stadiumin “Olimpik” të Romës, në finish e para mbërriti francezja Alis Finot, para gjermanes Gesa Grause dhe britanikes Elizabet Bird.
Luiza Gegën e presin Lojërat Olimpike “Paris 2024”, evenimenti më madhor sportiv, që do të mbahet nga 26 korriku deri më 11 gusht në kryeqytetin francez, ku 35-vjeçarja shqiptare shkon e kualifikuar me normë.