
Zhegrova parakalon Savinjon e Xhironës, në listën e Tiago Motta-s
Me Mejson Grinudin, skuadra e Juventusit do të afronte një anësor sulmi që mund të luajë djathtas, ku ka qenë edhe pozicioni i tij natyral në fillimet e karrierës, edhe pse mëngjarash, por edhe majtas, siç është propozuar te Getafe, në sezonin që sapo u mbyll.
Ndërkohë Tiago Mota kërkon edhe një tjetër anësor sulmi, ku mes emrave të Savinjos së Xhironës (lojtar në pronësi të francezëve të Troa-s), duket se trajneri i ardhshëm i Juventusit preferon kosovarin Edon Zhegrova.
25-vjeçari ka bërë një sezon fantastik me Lillën dhe fakti që edhe drejtori Xhuntoli ka kohë që po mban kontakte me homologun e klubit francez duket se lehtëson edhe më shumë një tratativë të mundshme.
Skuadra e Lillës e bleu Zhegrovën vetëm 7 milionë euro nga Bazeli dhe tani e vlerëson në 25, por francezët janë gati që të pranojnë në tratativë edhe ndonjë talent nga Juventusi, për të ulur vlerëson e kartonit të kosovarit.