
Aksident i rëndë në Leposaviq, lëndohen dy persona

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një aksident trafiku në Leposaviq.
Aksidenti ka ndodhur dje dhe janë përplasur dy vetura.
Dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Leposaviq 10.06.2024-20:00. Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e veturave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor .