“I kam shkruar para shumë kohësh”, Mozzik flet për njohjen me Lotinën
AA
“I kam shkruar para shumë kohësh”, Mozzik flet për njohjen me Lotinën
“Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28 vite jetë.”-tha Mozzik në një intervistë pak ditë më parë për të dashurën e tij, Lotinën.
Edhe pse lidhjen kanë mëpak se një muaj që e kanë bërë publike, nuk dihet se kur janë njohur.
Në një intervistë tjetër, Mozzik ka treguar së fundmi se njohja e tyre nuk ka qenë rastësi. Ai u shpreh se e ka pëlqyer dhe i ka shkruar Lotinës shumë kohë më parë. Por, jeta i përballi së fundmi në rrethana të tjera.
“Nuk ka qenë rastësi. E di si? Është temë shumë e shkurtër që përmbyllet shumë qartë dhe fundja besoj që e përmbyll, e përforcon çfarë fola unë. Ajo ndjesia që jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur dhe sado që t’i japësh anë kësaj teme, në atë kuptimin. Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh. Prej kohësh i kam shkruar, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë.”
VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen
VLEN njoftoi se, falë angazhimit të tij në Qeveri, aktualisht janë në realizim 306 projekte në komunat shqiptare, të cilat,
Përbërja e re e Qeverisë duhet të votohet
Kryeministri Hristijan Mickoski ka finalizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar në kuadër të rikonstruksionit të Qeverisë. Propozimi me emrat
Në vitin 2025 janë regjistruara 911 objekte të
Në vitin 2025 janë regjistruara 911 objekte të ndërtuara pa leje, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Numri më i lartë