Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Grubi: Për gati katër vite u munduam të lëmë gjurmë e të mbahemi mend për punë të mëdha e të papërsëritshme
Maqedoni

Grubi: Për gati katër vite u munduam të lëmë gjurmë e të mbahemi mend për punë të mëdha e të papërsëritshme

June 24, 2024

AA

Artan Grubi tha se për gati katër vite sa ai ka udhëhequr me në postin e Zëvendës Kryeministrit të parë dhe Ministër për Sistem Politik, është munduar që të bëjë ë punë që do bëjnë histori dhe për të cilat do të flitet me vite e dekada dhe do të mbahen mend për ato.

“Në këto gati 4 vite, jam përpjekur, bashkë me kolegët, të cilët kontribuan në formimin e një super ekipe përfaqësuese, të bëjmë më të mirën e mundshme, aq sa dijmë e mundemi, pa i hyrë në hak askujt, pa ia menduar të keqën asnjërit, përkundrazi, të lëmë gjurmë, të mbahemi mend për punë të mëdha, të papërsëristshme, punë që do bëjnë histori dhe për të cilat do të flitet me vite e dekada pas nesh dhe do të mbahemi mend për ato.

Punuam që shqiptarët të ndjehen vërtetë të përfaqësuar, krenarë me bartësit e instuticioneve dhe ta ndjejnë se si është të qeverisësh, të jesh në krye të vendit me dinjitet, dije, guxim dhe përkushtim.

Nga 2020 deri më vitin 2024, përveç pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë që solli krizë ekonomike, energjetike, çmimore, të sigurisë, etj, kishim edhe tre procese zgjedhore, lokale, presidenciale dhe parlamentare, në të cilat ngadhnjyem duke rritur numrin e votave nga proceset paraprake zgjedhore.

Gjatë punës, gjithësesi se bëhen dhe gabime, për të cilat me vjen keq dhe përulësisht kërkoj ndjesë nëse padashje kemi gabuar, kemi rënduar ose edhe nuk kemi arrirë të kryejmë ndonjë punë.

Ndodh që edhe mënyra e të punuarit dikujt i pëlqen, tjetrit jo, dikush e konsideron arogante, tjetri moderne, avangarde, por kjo nuk e ka lënduar asnjë njëri e as që ka cënuar ndonjë proces ose projekt.

Gjyetia e shtrigave agresive dhe intenzive 4 vjeçare, e përditshme, me sulme nga të gjitha anët e mundshme, kundër nesh, kundër meje, anëtarëve të familjes, bile edhe shtëpisë, nuk na defokusoi nga qëllimet tona për ta realizuar mandatin më të suksesshëm qeverisës në historinë e vendit.

Po e përmbyllim këtë mandat me fitore në të gjitha proceset zgedhore, me Kryeministër shqiptar, zëvendës kryeministër, me 13 ministra shqiptarë me resor, me pafundësisht zëvendës ministra, sekretar shtetëror, drejtora, zëvendës drejtora, anëtarë në borde drejtuese dhe mbikqyrëse, udhëheqës institucionesh, me shpërndarjen e të gjithë administratorëve pas më shumë se një dekade pritje dhe padrejtësi, njohjen e diplomave universitare, avansimin e administratorëve, marrjen e godinës së Ministrisë së Sistemit Politik si shtëpi e Marrëveshjes së Ohrit ku i vendosëm edhe Ansamblin kombëtar, agjensinë e gjuhës, inspektoratin e gjuhës, themelimin e shumë institucioneve të premtuara si Galeria e Arteve në Gostivar, Ansambli Muzikor, Parku kombëtar Mali Sharr, etj, realizimin e regjistrimit të popullësisë pas dy dekadave ku shqiptarët dolën 30%, marrjen e vendeve drejtuese që ishin tabu për shqiptarët dhe komunitetet tjera, punësuam dhe bëmë me vendime mijëra qytetarë.

Drejtuam Qeverinë në gjuhën shqipe, në mbi gjysmën e seancave gjatë mandatit, dhe e zbatuam pushtetin në përpikshmëri, pritëm vëllazërisht Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë, rrënuam kufijtë midis Shkupi – Prishtinës dhe Tiranës me ligje e vendime, përfunduam dykilometërshin e autostradës Shkup – Bllacë, përfunduam projektimin e 10 kilometërshit të autostradës Shkup – Bllacë dhe shpallëm thirrjen për përzgjedhjen e realizuesit për përfundimin e autostradës, proces ky para përfundimit, ndamë 8 milion euro për bulevardin Hasan Prishtina (rruga për Kosovë), ndamë me dhjetëra milion euro për komunat, renovuam tërësisht rrugët magjistrale Strugë – Qafë Thanë dhe Shkup – Bllacë, ndërtuam rrugën e Arbërit, ndërtuam gati se të gjitha shkollat që i premtuam, konviktet, universitetet, çerdhet, sallat sportive, spitalet, teatrot, pishinat, etj, sollëm abetarën e unifikuar kombëtare, realizuam mesatarisht 90% të investimeve kapitale çdo vit dhe kryevepra jonë, arritja e karierës dhe e jetës, për qytetarët dhe për kombin, është projekti më i madh në historinë e vendit tonë që na bën krenarë përjetësisht dhe do të na bëjë bashkë – KORIDORI 8″, ka shkruar mes tjerash Artan Grubi.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet

November 15, 2026
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15491
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet Nga sot, automjetet që qarkullojnë në rrugët

Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.