Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e poetit Agim Doçi, thotë se ai i realizoi këngën e parë në shqip
AA
Ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi.
Ai vdiq në moshën 76-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore që kishte.
Artisti, i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare, ka bashkëpunuar me emra të njohur.
Një reagim për vdekjen e tij në rrjete sociale e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
Ajo zbulon se këngën e saj të parë në shqip ia ka punuar Doçi, e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”.
“U prehsh në paqe. Tekstin, këngën time të parë shqipe “Harrimi i dashurisë”. E punuar nga ti, do të mbetet gjithmonë një nga projektet e mia favorite”, ka shkruar ajo.
Doçi thuhet se u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale.
Paralajmeron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse
Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen
Ilir Hasani: Opozita shqiptare bllokoi seancën, Ligji për
Deputeti i BDI-së dhe Frontit Evropian, Ilir Hasani, ka bërë të ditur se deputetët shqiptarë të opozitës bllokuan vazhdimin e
U raportua për marrëveshje LVV-LDK, flet Manxhuka: Shpresojmë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që dje u raportua se është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe