Superkompjuteri i “OPTA”-s parashikon shanset e “kuqezinjve”
Spanja tashmë ka kaluar në fazën eliminatore të Euro 2024 si fituese e grupeve, por a do t’i bashkohet Shqipëria nga Grupi B?
Superkompjuteri i OPTA-s ka bërë së fundmi parashikimin për sa i përket duelit mes “kuqezinjve” dhe “iberikëve”. Nëpërmjet një programi të sofistikuar të dhënash, është simuluar disa herë dhe janë përcaktuar përqindjet.
Spanja është favorit i madh për të përfunduar Grupin B me pikët maksimale, duke mposhtur Shqipërinë në 73.2% të simulimeve para ndeshjes të superkompjuterit “OPTA”.