Ish-banori i Big Brother VIP: Pas pesë vitesh do të kryejmë marrëdhënie me robotë
AA
Kristi Aliaj ka bërë një deklaratë të çuditshme së fundmi në një intervistë në MCN TV me Aulona Mustën.
Ai shquhet për deklaratat e tilla pasi edhe në Big Brother VIP Albania 2 shpesh ka pasur ide interesante, që edhe mund të jenë dukur të paimagjinueshme.
Artisti shqiptar thekson se njerëzimi do të përjetojë një evolucion dhe mund të ndodh që pas pesë viteve të kryhet marrëdhënie me robotë.
“Është shumë e vështirë të kesh përgjigje për këtë. Mund të jetë thjesht një evolucion i njerëzimit që shkon drejt një të ardhur tërësisht aseksuale. Besoj për këto pesë vjet do të bëjmë seks me AI, robotë”, u shpreh ai.
Ish-konkurrenti shtoi: “Besoj që edhe një robot mund të jetë shumë i bukur, jo vetëm i bukur por femra që do ti. Mund të bëhet një VIP, një politikane. Unë jam shumë i lidhur me erën natyrale, do të jetë vështirë për mua”.
Kjo gjë ka habitur edhe moderatoren e këtij programi e cila nuk priste një mendim të këtij lloji.
Sidoqoftë, Kristi tani po vazhdon angazhimet e tij mes Shqipërisë dhe Belgjikës.
Ronaldo surprizon me komentin për Messin, mbi 6
Cristiano Ronaldo po dëshmon edhe një herë se rivaliteti më i madh në futboll nuk e përjashton respektin mes dy
Prespa drejt UNESCO-s, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe
Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria do të përgatisin një nominim të përbashkët për përfshirjen e Rajonit të Prespës në
Kjo është gjendja shëndetësore e të pla’gosurit në
Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar operacionit në Qendrën