Adelina Ismaili elektrizon skenën e Festivalit të Këngës, diva shqiptare rikthen performancën ikonike të vitit 1996
AA
Ndonëse shumë prej publikut të saj të zjarrtë nuk kishin lindur akoma ose ishin shumë të vegjël kur Adelina Ismaili bëri revolucion në Festivalin e Këngës me paraqitjen e saj në vitin 1996, ajo performancë vazhdon të pëlqehet edhe sot dhe të jetë inspirim për artistet e reja.Diva e muzikës shqiptare u rikthye mbrëmë në Festivalin e RTSH-së duke u shfaqur në skenë pas 27 viteve.
Adelina u ngjit në skenë në edicionin e 62-të në ‘’Natën e nostalgjisë’’ duke interpretuar ‘’E jotja s’jam’’ dhe duke elektrizuar publikun në sallë dhe emocionuar ata që e ndoqën nga ekrani.Performancën që mbahet mend e komentohet sot e kësaj dite artistja e riktheu e shoqëruar me balerinë dhe me një koreografi unike.
Kujtojmë se Adelina Ismaili këtë edicion është edhe anëtare jurie ndërsa fituesi që edhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024 do të shpallet sonte (e premte).
Rritet numri i pacientëve për shkak të vapës
“Temperaturat e larta po vënë në provë shëndetin e qytetarëve. Si pasojë, gjithnjë e më shumë persona po kërkojnë ndihmën
Tetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës
Sot bëhen tetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës. Pikërisht në këtë ditë, më 17 qershor të vitit 2018,
BDI: Anulohet vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve
Nga BDI sot njoftojnë se me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është anuluar vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës i vitit