Skandali te Wizzair, punonjësi kërcënon nënën me fëmijë se do t’i anulojë fluturimin
Wizz Air vazhdon kompania më problematike, që sjell pakënaqësitë më të mëdha tek qytetarët!
Përveç vonesave të pafundme dhe mos-korrektesës me fluturimet, qytetarët duhet të përballen edhe me një staf si ky:
Punonjësi shqiptar në aeroportin e Pragës kërcënon nënën me fëmijë se do t’i anulojë fluturimin, pasi nuk i pranon karrocën në bord (që nëna e ka me leje) thjesht sepse s’ka më vend! Prioritet, as që bëhet fjalë!
Vetë qytetarja e ka denoncuar problemin e saj tek QYTETARET, duke siguruar edhe një foto të punonjësit problematik të kompanisë Wizzair.
Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të shkundet për t’i shqyrtuar mirë detyrat e tij: Të njohë të drejtat e qytetarëve, të përgjigjet për vonesat e fluturimeve, të kompensojë anulimet, të mbajë përgjegjësi për refuzimet e hipjes në bord, uljen në kategori, dëmtimet apo humbjen e bagazheve etj.
Duhet të merren patjetër masa, gjendja është skandaloze!