Autobusët privat sot do të qarkullojnë me reduktime
Transportuesit privat sot dhe nesër do të funksionojnë me qarkullim të reduktuar, ndërsa nëse nuk ua paguajnë borxhin Ndërmarrja e Qarkullimit Publik dhe Qyteti i Shkupit, paralajmërojnë se do ta ndërpresin tërësisht qarkullimin, përcjell TV21. Autobusët sot do të qarkullojnë deri në ora 10 të mëngjesit.