I keqpërdorën Instagramin kur ishte në “BBVK”, reagon Blero
AA
Blero Muharremi, ish-konkurrent i “BBVK”, zgjodhi që të largohet nga shtëpia me vullnetin e tij të plotë.
Ai e ka shprehur edhe më parë që ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe kjo ishte arsyeja që ai u largua nga spektakli.
Blero ka thënë që presioni i madh që ishte krijuar në shtëpi dhe situatat aty ishin bërë shqetësuese për të.
Ditën e sotme ai ka bërë një reagim në faqen e tij zyrtare të Instagramit ku shprehet: Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju informoj që rrjetet e mia sociale, gjatë kohës kur kam qenë në “BBVK” janë keqpërdorur dhe nuk janë mirëmbajtur siç duhet. Tani janë në kontrollin tim dhe gjithçka është në rregull. Faleminderit për mirëkuptimin dhe faleminderit edhe një herë shumë për gjithë këtë suport që bëni. I juaji, Blero.
Pasi hoqi dorë nga kjo eksperiencë ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe ka publikuar foto me të dashurën e tij. Së fundmi, nga një foto që ka shpërndarë, ai po merret dhe me një projekt muzikor.

Ulen lindjet në tremujorin e parë të vitit
Në tremujorin e parë të vitit 2026 është shënuar rënie e numrit të lindjeve në vend, ndërsa është rritur numri
Trajanov: Maqedonia ka ngecur në rrugën evropiane për
Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka komentuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, duke vlerësuar se vendi për dekada
Kongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë
Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin në Presidencën e Kosovës