Fotografia e arrestimit të Justin Timberlake shndërrohet në vepër arti
AA
Muajin e kaluar, Justin Timberlake, u arrestua për shkak se po voziste në gjendje të dehur.
Megjithatë, e gjithë kjo ngjarje ka marrë vëmendje të madhe në internet, e madje janë krijuar edhe ‘meme’ të ndryshme.
Tani, fotografia e arrestimit të yllit të famshëm është shndërruar në një pjesë të artit të stilit ‘Warhol’ nga artisti Godfrey Lohman.
E titulluar “Tuesday Night Out Featuring Justin Timberlake”, pjesa është e ekspozuar në Galerinë Romany Kramoris në Sag Harbor, New York.
“Reagimi im ishte, “Oh Zoti im! Kjo është e mrekullueshme! Është thjesht e mrekullueshme”, tha pronari i galerisë Romany Kramoris për Page Six pasi pa për herë të parë punën e Lohman.
Galeria me sa duket ka shitur “dy ose tre” pjesë, të cilat kushtojnë 520 dollarë.
Sag Harbor është vendi ku Timberlake ishte jashtë duke pirë natën kur u arrestua, pasi u ndalua me dyshimin se po drejtonte në një “gjendje të dehur”.
Këngëtari – albumi më i fundit i të cilit “Everything I Thought I Was” doli në mars – u dënua me një akuzë të vetme për kundërvajtje dhe u lirua menjëherë.
Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin-aq sa
Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të
OKH Merhamet pjesëmarrëse në Panairin e 11-të ndërkombëtar
Një grup hoxhallarësh nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva morën pjesë në hapjen zyrtare të Panairit të 11-të Ndërkombëtar
Në Shkup hapet Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”
Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, një nismë që synon t’u ofrojë ushqim falas familjeve dhe personave