Nagelsman me plan special për të ndaluar Lamine Xhamal
Trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann ka theksuar se nuk po e kushton shumë kohë mendimit për yllin spanjoll Lamine Xhamal, por është më i fokusuar te planifikimi për lojtarin e tij Xhamal Musiala para çerekfinales së Euro 2024 të së premtes.
Xhamal, i cili është lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një Euro, ka impresionuar gjatë turneut, duke ndihmuar Spanjën të arrinte katër fitore radhazi me shpejtësinë dhe aftësitë e tij krijuese në krah. Nagelsmann tha në një konferencë për shtyp se Gjermania duhet të gjejë mënyra për të kontrolluar shpejtësinë dhe aftësitë e adoleshentit, por ai përsëri u përqendrua te sulmuesi i tij krijues Musiala.
“Fokusi im është më shumë te Xhamal se sa te Lamine Xhamal. Nga pikëpamja e sulmit, kemi shumë kapacitet për të arritur. Xhamal është një talent i madh. Ai ka pasur një vit shumë të qëndrueshëm, duke treguar aftësi të rralla, edhe për klubin e tij, Barcelonën. Me vetëm 16 vjeç, ai paraqet një sfidë për lojtarët tanë. Do të shohim se si do të reagojë kur situata të bëhen më të vështira,” tha Nagelsman.
Gjermania do të përballet me Spanjën në “MHPArena” të Shtutgartit, me ndeshjen që fillon në ora 18:00 të ditës së premte.