Alkaraz fiton me përmbysje, Gauff pa vështirësi kalon më tej
Në Londër, ku po zhvillohet Grand Slam i Uimbëlldonit, ka nisur raundi i tretë. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Janik Siner, fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj Miomir Kecmanovic, duke avancuar në raundin e katërt.
Pas 4 orësh lojë fiton edhe spanjolli Karlos Alkaraz, numri 2 në botë, që mundi 3-2 (5-7, 6-2, 4-6, 7-6, 6-2) francezin Frances Tiafoe. Në raundin e tretë shkon edhe amerikani Tomi Poll e bullgari Grigor Dimitrov.
Te femrat, fitore pa shumë mund për amerikanen Kori Gauf, numrin 3 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-0) Sonaj Kortal. Fiton edhe tenistja italiane Jasmine Paolini, që avancon më tej së bashku me spanjollen Paola Badosa.