De la Fuente: Tani jam i bindur se mund të fitojmë trofeun
Luis De la Fuente pas ndeshjes, u shpreh tepër i lumtur për suksesin e arritur, teksa beson te triumfi në “Euro 2024”.
“Ta vlerësojmë këtë arritje dhe të shijojmë momentin. Do ta shohim se si do të rikuperohemi fizikisht për gjysmëfinalen. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të jenë gati. Drejtoj një skuadër të jashtëzakonshme. Për mua është krenari që drejtoj lojtarë të tillë. I njoh prej vitesh shumë prej tyre. Ata janë mësuar të luajnë në nivele të larta dhe janë gati ta fitojnë Europianin.
, ka vend për përmirësim. Por nuk mund të dyshojmë për asnjë moment për krenarinë, cilësitë dhe përkushtimin e lojtarëve.
Kjo është një mbrëmje historike. Jam krenar që përfaqësoj vendin tim. Se sa larg do të shkojmë, kjo mbetet për t’u parë, por jam plotësisht i bindur që mund të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë trofeun”, deklaroi De la Fuente.