![Real Madridi gati portierin për të zëvëndësuar Andrij Luninin në largim](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/Andrij-Lunin.jpg)
Real Madridi gati portierin për të zëvëndësuar Andrij Luninin në largim
Real Madridi ka nisur kërkimet për një portier të ri zëvendësues për Tibo Kurtua, duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Andrij Luninit. Portieri ukrainas dëshiron të largohet pasi dëshira e tij është të jetë portier titullar dhe ofertat nuk mungojnë në adresë të tij.
Real Madridi i ka ofruar kontratë të re portierit ukrainas deri në verën e vitit 2029, megjithatë ai nuk dëshiron të mbetet zgjedhje e dytë në “Santiago Bernabeu”.
Opsioni i dytë për portën madrilene është portieri është Joan Garsía. Portieri i ri 23-vjeçar ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Espanjollin dhe përfaqëson një bast për të ardhmen për Real Madridin. Me potencialin e tij dhe hapësirën për përparim, Garsia përfundimisht mund të marrë rolin e titullarit, pasi Kurtua i afrohet fundit të karrierës së tij.