Peticion për përsëritje të ndeshjes çerekfinale Gjermani-Spanjë, e firmosin 350 mijë njerëz
Më shumë se 350,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për përsëritje të ndeshjes çerekfinale të Euros, Gjermani-Spanjë.
“Tifozët e pakënaqur gjermanë kërkojnë rikthimin e ndeshjes sepse besojnë se është bërë padrejtësi ndaj kombëtares së tyre. Rreth 350 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion për rikthim”, shkruan SportBible.
Një prekje me dorë nga Kukurelja në minutën e 106-të u diskutua shumë. Gjyqtari anglez Entoni Tejllor nuk e ka treguar pikën e bardhë dhe as dhoma “VAR” nuk është aktivizuar në këtë rast.
Roberto Rosetti, kreu i arbitrave të UEFA-s, tha pas ndeshjes se dora e spanjollit ishte në një pozicion natyral, në mënyrë që gjyqtarët të vlerësonin saktë situatën./Indeksonline/