Zyrtarisht, Olise vesh fanellën e skuadrës së Bajern Munihut
Olise është edhe zyrtarisht lojtari i Bajern Munihut. Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi gjerman, duke treguar se lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
“FC Bajern ka nënshkruar me Michael Olise”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit bavarez.
22-vjeçari francez i lindur në Londër, vjen nga radhët e Kristal Palas, teksa aktivizohet si sulmues i djathtë. Por bën shumë mirë edhe rolin e mesfushorit të avancuar. 60 milionë paund kanë shpenzuar bavarezët për shërbimet e lojtarit anglez, aq sa ishte edhe klauzola e shitjes së tij.