Kejn: Shpresojmë për një finale tjetër, duam të fitojmë atë që humbën para 3 vitesh
Pas finales së humbur tri vite më parë në “Uembli” (u mund me penallti nga Italia), kombëtarja e Anglisë synon të rikthehet në një sfidë të tillë. Kombëtarja e “3 luanëve” ka sot një përballje të vështirë ndaj Holandës në gjysmëfinale. Duke prezantuar këtë sfidë, kapiteni Hari Kejn nuk ndal optimizmin.
“Shpresojmë t’u dhurojmë tifozëve një tjetër finale, t’i bëjmë ata të lumtur. Sigurisht që do të jetë një detyrë e vështirë, por jemi gati për të treguar se sa vlejmë. Jemi të fokusuar në atë që mund të bëjmë për t’i lënduar kundërshtarët tanë. Kjo është arsyeja pse po përgatitemi kaq shumë, duke studiuar në detaje këtë sfidë. Ekipi ka entuziazëm dhe dëshirë për të fituar atë që humbëm tri vite më parë”, tha Kejn.
Duke folur për sulmin rival, kapiteni i Anglisë thekson se Holanda ka sulmues të ndryshë.
“Depaj dhe Veghorst?
Janë dy sulmues të ndryshëm. Kushdo që luan sjell diçka ndryshe në ekipin holandez. Janë dy lojtarë shumë të mirë. Të jesh në një gjysmëfinale të një kampionati evropian do të thotë se ata po luajnë mirë. Ata që kanë pasur më shumë përvojë e dinë se çfarë do të thotë të luash për Anglinë në turnetë e mëdha. Ndërsa përmirësohemi edhe pritshmëritë rriten. Secili prej nesh i qaset ndryshe. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Hari Kejn.
Kapiteni i anglezëve karikon shokët e skuadrës në këtë sfidë të rëndësishme.
“Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, një ndeshje shumë të vështirë për të cilën duhet të jemi gati. Ne kemi kohë që përgatitemi për këtë,” tha në fund Kejn.