![Temperaturat e larta, Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor me paralajmërim për qytetarët](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/Temperatura-te-larta-sot-ne-Kosove-ja-deri-ne-sa-grade-Celcius-do-te-shkojne-maksimalet-Insajderi.org_-850x600-850x560.jpg)
Temperaturat e larta, Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor me paralajmërim për qytetarët
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2024/04/Temperatura-te-larta-sot-ne-Kosove-ja-deri-ne-sa-grade-Celcius-do-te-shkojne-maksimalet-Insajderi.org_.jpg)
Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos bëhen përhapës të zjarreve në vend.
Me ngritjen e temperaturave, është rritur edhe rreziku nga zjarri, andaj nga SHKSHMK-ja paralajmërojnë të mos ndizen zjarre në pyje në parqe kombëtare, të mos hedhen filterat e duhanit dhe të lajmërohen njësitet emergjente në rast zjarri.
Ky është njoftimi i plotë:
Vëmendje!
Të dashur qytetarë dhe bjeshkatarë.
Ditëve në vijim nga shërbimet meteorologjike paralajmërohet se mbi vendin tonë do të mbretërojnë temperatura të larta.
Andaj keni kujdes, dhe mos u bëni shkaktar i përhapjes së zjarreve në malet tona të bukura.
-Mos lejoni që të dëmtohet pasuria jonë kombëtare.
-Mos ndizni zjarre në zona malore,
-Mos ndizni zjarre në pyje
-Mos ndizni zjarre në parqe kombëtare ( e ndaluar me ligj! ).
-Mos i gjuani filterat e duhanit.
Nëse vëreni zjarre lajmëroni në numrat:
112
192
193