![VIDEO/ Kolumbia, finalisti i dytë në Kopa Amerika](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/Kolumbia-feston-finalen-850x560.jpg)
VIDEO/ Kolumbia, finalisti i dytë në Kopa Amerika
Kolumbia është finalistja e dytë e Kupës së Amerikës ku do të përballet me Argjentinën në datën 15 korrik. Kolumbianët arritën të mposhtnin Uruguajin me golin e vetëm të shënuar nga Lerma në minutën e 39-të.
Në fund të pjesës së parë Kolumbia ngeli me 10 lojtarë pasi Munjoz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në pjesën e dytë uruguajënt tentuan të barazonin shifrat dhe ti përmbysnin ato por pa rezultat.
Në fund të ndeshjes kishte incidente në tribuna, ku pranë lojtarëve u vendosën familjet e lojtarëve uruguaianë. Nunjez, kur filloi përleshja, u hodh në tribunë për të mbrojtur familjen e tij. Pas përleshjes futbollisti i Liverpullit tërhoqi vajzën e tij nga turma dhe e ngushëlloi në fushë.