
E krijuar nga inteligjenca artificiale, kurorëzohet si Miss influencerja marokene
AA
Pasi gjyqtarët e konkursit të parë të bukurisë në botë, të krijuar nga inteligjenca artificiale, zbuluan 10 finaliste, Miss-i më në fund është kurorëzuar. Fituesja është Kenza Layli, një influencere marokene, me afro 200 000 ndjekës në Instagram dhe 45 000 të tjerë në TikTok. Layli është krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale, nga imazhet e saj deri te fjalimet e dhëna.
“Titulli i Miss-it më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën time në avancimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale”, tha Layli në një video. “Inteligjenca artificiale është një forcë transformuese që mund të sfidojë normat dhe të krijojë mundësi që nuk kanë ekzistuar më parë”, u shpreh ajo.
Konkursi i “Miss IA” u hap në pranverë dhe në të morën pjesë 1500 programues në të gjithë botën. Layli u krijua nga Myriam Bessa, themeluesja e agjencisë Phoenix AI. Nënkampionet ishin garueset, Lalina Valina nga Franca dhe Olivia C e Portugalisë.
Ekspertët, megjithatë, kanë shprehur gjithashtu shqetësim për implikimet e një konkursi bukurie të tillë, pasi imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale mund të homogjenizojnë më tej standardet e bukurisë.
Dele Alli ka edhe një shans në Championship
Ai zhgënjeu gjithashtu te Como, por Dele Alli mund të ketë një mundësi tjetër në një nivel të mirë. Sipas
Bota e re e zonjës Çet
Shkruan: Venko Andonovski Sa më shumë që plakem, aq më tepër e ndiej veten të huaj në këtë BOTË TË
MENDJA NJERZORE DRITARJA E VETME DREJT KUPTIMIT
Nga Elta Milori Juriste Në epokën e algoritmeve dhe inteligjencës artificiale, mund të duket se bota po i jep makinave