Gjermanët kanë rritur çmimet në prag të finales së Euro 2024
Gjermanët kanë rritur çmimet në prag të finales së Euro 2024, ndërsa tifozët po mblidhen në Berlin.
Duhet të paguani 475 euro, sipas The Guardian për të qëndruar një natë në një suitë luksoze me pamje nga qyteti.
Rreth 35,000 anglezë pritet të jenë në Olympiastadion kur Anglia të luajë kundër Spanjës në finalen e Kampionatit Evropian të dielën mbrëma.
Çdo hotel me buxhet të ulët është i dhënë, shkruan media britanike. Në mesin e mbështetësve ekziston një ndjenjë se po rritet pritshmëria në një ekip që pati vështirësi në fillim të turneut. Policia angleze ka lavdëruar sjelljen e tifozëve të Anglisë.
“Ne vlerësojmë se ka pasur rreth 200,000 udhëtime të anglezëve në Gjermani deri më tani në turne dhe shumica dërrmuese e tifozëve të Anglisë që udhëtojnë janë sjellë jashtëzakonisht mirë”, tha policia.