Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë” (Video)
Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, tha se BDI-ja çdo ditë e më tepër po e humb fuqinë dhe se kjo u dëshmua edhe një ditë më parë, kur kjo parti nuk arriti të mbush sallën në Gostivar, në aktivitetin partiak.
Sipas Mexhitit, shqetësimi më i madh i BDI-së është kërkesa e VLEN-it dhe VMRO-së për interpretim autentik të Ligjit për lojërat e fatit, që mund t’i çojë para drejëtësisë përgjegjësit për përhapjen e kumarit në mënyrë të paligjshme.
“Mendoj se kanë filluar ta ndjejnë se nuk e kanë përkrahjen në terren, nuk mund t’i japin urdhra klientelistëve, administratës për t’i mbushur sallat. U pa që dështoi sepse unë kam qenë aty, kryesia qendrore ka 21 anëtarë, këshilli i përgjithshëm diku 100 dhe formacioni 500-600 anëtarë duhet të jetë kongres partie. Dështuan të bëjnë një tubim masovik, e panë që nuk e kanë mbështetjen e popullatës. Mendoj se kjo që nuk rrinë qetë 100 ditë, e kanë një brengë tjetër. Ne para 2-3 ditëve hapëm temë që e kemi folur në fushatën parazgjedhore, temën e kazinove dhe u pa që nuk e kemi folur për të fituar vota, por ne nuk marrim pjesë në drejtorinë e lojtarëve të fatit. Pra, përkushtimi ynë s’do të jenë lojërat e fatit, por problemet e qytetarëve, zgjidhja e tyre, çështja shqiptare dhe para 2 ditëve grupi parlamentar i VLEN-it bashkë me atë të VMRO-së ka kërkuar interpretim autentik për ligjin e lojërave të fatit që sipas të gjitha gjasave edhe komisioni do të konfirmojë se është bërë shkelje ligjore. Në momentin që do e marrim mendimin autentik, nëse vërtetohet këto, do të shfuqizohen vendimet për 5 licencat e kazinove online dhe do t’i heqim kazinot nga shtëpitë tona, prej fëmijëve tanë, telefonave tanë. Në momentin që konstatohet kjo që dikush e ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e ligjit. Dhe vendimi i tjetër është sjellja e një ligji të ri që do të jetë shumë më rigoroz që brenda 1 viti do t’i mbyllë 70% të kazinove. Kjo është cështja e që BDI-në dhe Frontin Evropian nuk i len rahat që këto 100 ditë brenda ditës bëjnë si “pula pa kry””, tha Mexhiti.