Spanja kampione e Europës për herë të katërt, shuhet sërish ëndrra e Anglisë
Spanja është shpallur kampione e Evropës pas ka mposhtur në finale Anglinë me rezultat 2-1 në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Berlin, sidomos në pjesën e dytë.
Pjesa e parë nuk ishte më e mira e mundshme me të dy skuadrat që nuk ia dolën ta tundnin rrjetë kundërshtare dhe shkuan në pushim pa gola, raporton KosovaPress.
Me të nisur pjesa e dytë, Spanja kaloi në epërsi me golin e Niko Williams i cili realizoi pas një asistimi nga Lamine Yamal.
Anglezët u kundërpërgjigjën në minutën e 73’ kur Palmer barazoi në 1-1 pasi hyrë në lojë zi zëvendësues.
Kur po mendohej se ndeshja po shkonte në vazhdime, Anglia u shokua në minutën e 86’ kur Oyarzabal shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë.
Kështu Spanja bëhet kombëtarja e vetme e cila është katër herë e shpallur si kampionë e Evropës.