Çeferin del në mbrojtje të Sauthgejtit: I neveritur nga qëndrimi i mediave angleze
Ashtu si tri vite më parë ndaj Italisë edhe këtë herë Anglia doli kokëulur nga Europiani, duke u dorëzuar pikërisht në finale. Vërtet një ters ky për trajnerin anglez Geret Sauthgejt, që nuk arriti t’i japë Anglisë trofeun e shumëpritur.
Në Angli trajneri është kritikuar disa herë kohët e fundit, por presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin i ka dalë në krahë Sauthgejtit.
“Unë jam pothuajse i neveritur nga qëndrimi i mediave angleze ndaj Southgate. Ai është trajneri më i suksesshëm që Anglia ka pasur ndonjëherë. Megjithatë, ai u sulmua dhe u tall, por u trajtua si një hero pasi arriti dy herë në finalen e Kampionatit Europian”, tha presidenti i UEFA-s.
“Futbolli ky është, dikur fiton e dikush humbet. Anglia nuk e fitoi edhe këtë herë Europianin por unë pres që njerëzit t’i kërkojnë falje. E di që kjo gjë ndodh në futboll, por nuk është e drejtë”, tha Çeferin pas mbylljes së “Euro 2024”.