12 futbollist arratisën nga kombëtarja, para finales me Brazilin!
Dymbëdhjetë lojtarë nga ekipi U-17 i Guinea-Bissau, të cilët ishin në Portugali për të përfaqësuar vendin e tyre në turneun “Luso Kup”, janë larguar nga vendgrumbullimi dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.
Ata morën pjesë në edicionin e parë të turneut të Unionit të Federatave të Gjuhës Portugeze dhe kishin finalen këtë të diel me Brazilin, por vetëm pesë lojtarë janë në kampin stërvitor.
Organi më i lartë drejtues i futbollit të Guinesë e konfirmoi faktin në një deklaratë, ku thuhet se arratisja ka ndodhur pasditen e së shtunës.