Niko Uiliams: Jemi kampion të Europës, tani synojmë Botërorin
Niko Uilliams ka festuar trofeun e tij të parë me fanellën e Spanjës, pas finales ku përfaqësuesja e tij mundi 2-1 Anglinë për t’u shpallur fituese e “Euro 2024”. Por menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi i cili shënoi një nga golat e finales, la të kuptonte se nuk dëshironte të ndalej këtu.
“Jam euforik, shumë i lumtur, të gjithë njerëzit tanë e meritojnë, familja, tifozët… jemi kampionët e Europës dhe tani të synojmë Botërorin. Kemi vuajtur shumë në finale. Kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, por mundëm t’i ndalonim. Askush nuk mund të na ndalë. E kisha thënë edhe më parë që jemi një superskuadër. Të gjithë këta njerëz e meritojnë”, tha Uilliams para kamerave të “La 1” në fund të sfidës.