Interi kërkon sulmues, Broja në mesin e tre opsioneve
Interi po e sheh transferimin e Armando Brojës si opsion në afatin kalimtar të janarit. Përpos Brojës, sipas “Gazzetta dello Sport”, në listën e Interit janë edhe Mehdi Taremi i Portos dhe Entoni Martiali i Man. Junajtedi.
Broja po kalon në një formë të dobët me Chelsean pas rikthimit nga lëndimit dhe mundësia e largimit është e madhe. Ai nuk po arrin që të bëjë shpërthimet e zakonshme në zonë dhe i duhet kohë për t’u rikthyer.