Tiago Mota ndryshon sistemin e lojës te “Zonja e Vjetër”
Tiago Mota revolucionon Juventusin. Një frazë e thatë dhe prerëse, e cila pasqyron një të vërtetë emocionuese për juventinët, të cilët mund të imagjinojnë një sistem loje alternative ndaj 4-2-3-1 që presin.
Sipas “Tuttosport”, lajmi i vërtetë është se trajneri është gati të vendosë skuadrën edhe me sistemin e “pema e Krishtlindjeve”, pra 4-3-2-1, të njëjtin që ka përdorur shpesh edhe në Bolonjë. Për më tepër, gjatë ndeshjeve në stolin kuqeblu, Mota shpesh kalonte në 4-3-3, një formacion që ai mund ta propozonte sërish në Torino nëse do të vinin prurjet e duhura.
Në të dy sistemet, klasike 4-2-3-1 ose “Krishtlindjet” 4-3-2-1, prania e Kopmainers do të ishte thelbësore, për të cilin një ofensivë është e pashmangshme falë fondeve që mund të ketë klubi nga shitjet e Soulesë ose Kiezës.
Prandaj, ne mund të presim një Juventus me rrota të përparme, me një ADN sulmuese që mund t’i lejojë Dushan Vlahovic të kapërcejë rekordin e tij të sezonit prej 29 golash, të marrë në vitin e transferimit të tij në Juventus: 20 me Fiorentinën dhe 9 me Juventusin.