Tripier kundër Sauthgejtit: Përgatitja fizike nuk është justifikime
Kieran Tripier nuk kërkon të gjejë justifikime. Që nga disfata e pësuar të dielën në finalen e Kampionatit Europian, ndaj Spanjës, analizat e duhura po bëhen në të gjithë Anglinë, për të kuptuar se çfarë shkoi keq në Gjermani.
Pas humbjes kundër Spanjës, trajneri Garet Sauthgejt tha se disa nga lojtarët e tij ishin “pak nën performancën e tyre maksimale fizike”. Megjithatë, kur u pyet për këtë mbrojtësi, i cili nisi në rolin e titullarit gjashtë nga shtatë ndeshjet e Anglisë në Euro 2024, shpjegoi se ky nuk mund të jetë justifikim.
“Ekipi ishte në formë, nëse shikoni statistikat për sa i përket vrapimit, mendoj se ne jemi ndoshta skuadra me performancën më të lartë në të gjithë turneun, pra nuk është një justifikim. Spanja shënoi golin e dytë dhe është gjithmonë e vështirë kur je duke ndjekur ndeshjen kundër një ekipi si ata, djemtë dhanë gjithçka.”
Një anë pozitive e kësaj fushate kontinentale, sipas lojtarit të Njukasëll janë lojtarët e rinj.
“Lojtarët e rinj si Koll Palmer? Ata do të kenë mësuar shumë nga ky turne. Të rinjtë janë ngritur në momente të rëndësishme për ne. Ata mund të mësojnë shumë nga kjo. Do t’i bëjë të rriten.”