Federata e Anglisë ka gjetur zëvëndësimin “ideal”, janë gati të presin edhe një vit!
Federata e Futbollit të Anglisë, ka zgjedhur zëvendësuesin ideal dhe janë të përgatitur ta presin atë, sipas lajmeve që vijnë nga Anglia. Sipas një raporti të ri, FA e sheh Pep Guardiola-n si një “kandidat të jashtëzakonshëm” dhe do të ishte i përgatitur të emëronte një trajner të përkohshëm përpara se të hidheshin në sulm për të.
Man. Siti është ende duke punuar për ta bindur atë të qëndrojë, por çdo vendim do të varet nga Guardiola dhe do të merret në kohën e duhur. Që kur u transferua te Man. Siti në vitin 2016, Guardiola ka pasur një ndikim transformues në mënyrën se si luhet futbolli në Premier Ligë dhe ka ndihmuar në zhvillimin e shumë lojtarëve anglezë.
Në lidhje me zëvendësimin e Sauthgejtit, shefi ekzekutiv i FA Mark Bulingam ka thënë tashmë se ekziston “një zgjidhje e përkohshme” nëse është e nevojshme dhe mund të ketë një skenar ku trajneri i ekipit U-21 I Anglisë, Li Karsli të ndjekë rrugën e bërë nga paraardhësi i tij. Dhe nëse Guardiola nuk do të pranonte, Karsli mund të bëhet trajner i Anglisë me kohë të plotë.
Guardiola se është kundër drejtimit të Spanjës për shkak se ai është një katalanas krenar, por ka shprehur një interes për drejtimin e një kombëtareje në të ardhmen. Brazili është përpjekur ta marrë atë më parë, por FA do të përdorte sfidën për t’i dhënë fund pritjes së Anglisë për lavdi si një taktikë bindjeje. Ndeshjet e ardhshme të Anglisë janë në shtator, kur ata do të përballen me Republikën e Irlandës dhe Finlandën në Ligën e Kombëve.
FOTO: BBC