“Vajza Hawk Tuah” zbulon se nga çfarë ka frikë pas famës
Ideja për t’u bërë papritur e famshme, e njohur në mbarë botën, mund të tingëllojë e frikshme – dhe sigurisht që është, por Haley Welch nga Nashville nuk kishte zgjidhje tjetër.
Në momentin që iu përgjigj pyetjes “të ndërlikuar” – çfarë i emocionon më shumë meshkujt në shtrat, ajo u bë një sensacion botëror!
Nëse nuk jeni në dijeni, po flasim për vajzën që pushtoi botën me një fjali “Duhet t’u japësh një Hawk Tuah dhe të pështysh atë gjë” (termi i pazakontë është një onomatope për tingujt e pështymës).
Falë kësaj përgjigje, ajo mori pseudonimin “Hawk Tuah girl”, por edhe mundësinë për të lidhur një kontratë me markën “Fathead Threads”, e cila prezantoi një linjë kapelesh me të njëjtin emër, më pas ajo është e ftuar në mori intervistash.
Vajza 23-vjeçare duket se është e lumtur për famën e saj të re, por jo gjithçka është e mrekullueshme. Së fundmi, në një intervistë për radion KIIS FM, ajo ka treguar se çfarë i frikësohet më shumë gjatë qëndrimit në publik.
“Kam frikë se mos më rrëmbejnë. Unë jam shumë paranojak. Unë jam e vogël dhe nuk mund të mbrohem kundër njerëzve të mëdhenj”, tha ajo.
Që kur u bë një sensacion viral, Hailey është njohur kudo dhe ajo ka kujtuar situatën që ka përjetuar së fundmi në Walmart, raporton Unilad.
“Një djalë erdhi tek unë dhe më tha “Të njoh”. Unë iu përgjigja: ‘Jo, nuk më njeh’, por ai insistoi,” shpjegoi ajo.
Më pas prezantuesi theksoi se e pa Haleyn të rrethuar nga truproja në një event dhe ajo u përgjigj se “po, më duhen”.
Vajza shton se i është dashur t’ia “shpjegojë famën” familjes së saj dhe ka pasur një bisedë (jo) të këndshme me gjyshërit.
“Më është dashur të shpjegoj tre herë se si e kam marrë pseudonimin”, pranoi ajo. /Telegrafi/