Shoferit të kamionit nga Maqedonia i konfiskohen 6.850 euro në “Tabanoc”
Drejtoria e Doganave ka parandaluar nxjerrjen e paligjshme të devizave përmes vendkalimin kufitar “Tabanoc”. Respektivisht shtetasi i RMV-së, nuk i kishte paraqitur 8.850 euro që i kishte me vete. Personit i janë konfiskuar 6.850 euro.
-Devizat janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore, njofton Drejtoria Doganore.
Personi, përndryshe pasagjer në një mjet mallrash dhe shoferi i kamionit, në pyetjen nga doganierët nëse kanë ndonjë gjë për të deklaruar, është përgjigjur se nuk ka asgjë.
“Për shkak të dyshimit, mjeti është përzgjedhur për kontroll, ku pasagjerit iu gjetën 8.850 euro në xhepin e majtë të përparmë, për të cilin personi nuk dispononte dokument për origjinën e parave. Në bazë të Ligjit për punë devizore, personit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar”, thonë nga Drejtoria Doganore.
Nga Drejtoria shtojnë se ky është rasti i dytë brenda dy ditësh i sekuestrimit të devizave dhe apelojnë qytetarët t’i paraqesin gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.