PSZH me ofertë konkrete, Viktor Osimhen më afër Parisit
Ditët e qëndrimit të Viktor Osimhen te Napoli po mbarojnë. Agjenti i nigerianit, Roberto Kalenda, ka fluturuar drejt Parisit për të folur drejtpërdrejt me PSZH-në dhe duket se misioni ka pasur rezultate shumë pozitive.
Klubi francez ka vendosur ta mbyllë operacionin, duke kënaqur si Napolin ashtu edhe lojtarin. Për sa i përket shumës, PSZH ka ofruar mbi 100 milionë euro në tavolinë. Jo 130 që kërkoi De Laurentiis, por mbetet një shumë e konsiderueshme për të zhbllokuar negociatat. Duke parë shumën e ofruar, negocimi në këtë pikë duhet të pësojë një përshpejtim të konsiderueshëm. Pasi të jetë arritur një marrëveshje për shifrat për çmimin dhe pagën e sulmuesit, në fakt, PSZH-së dhe Napolit do t’i duhet vetëm të ulen rreth një tavoline, të sistemojnë detajet përfundimtare për të vendosur edhe firmat.
Një operacion që De Laurentiis do të donte ta mbyllte në një kohë shumë të shkurtër dhe më pas të punojë për të sjellë Lukaku te Napoli, për të cilin do të pritej një investim 25-30 milionë.
Për sa i përket ofertës arabe për Osimhen, duke pasur parasysh ofertën e përshpejtuar nga Parisi, tani përshtypja është se hipoteza është e destinuar të zbehet përfundimisht. Pavarësisht parave të mëdha të hedhura në tryezë nga Al Ahli, Osimhen nuk e kishte pëlqyer kurrë idenë e largimit nga Europa.