Alvaro Morata vishet kuqezi, pasi të kalon testet mjekësore
Drejtuesit e Milanit, janë nisur drejt Madridit për të paguar klauzolën e lirimit të Alvaro Moratas. Tashmë kanë mbetur vetëm vizitat mjekësore për kampionin e freskët të Evropës. Vet Morata konfirmoi transferimin te kuqezinjtë, pasi u tha lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij të Atletikos së Madridit.
Për të kjo do të jetë përvoja e dytë në Serinë A, pasi të dy kaluan disa vite me fanellën e Juventusit. Atletiko është informuar për pagesën e klauzolës së lirimit prej 13 milionë eurosh. Pas zyrtarizimit të pagesës së klauzolës, Atletiko ndezi dritën jeshile për vizitat mjekësore të Morata-s me Milanin që po zhvillohen direkt në kryeqytetin spanjoll, nën mbikëqyrjen e kuqezinjve.
Nesër, në fakt, Morata do të largohet me familjen e tij për disa javë pushime të merituara pas një sezoni rraskapitës, i cili përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pra duke e ngritur në qiejt e Berlinit trofeun e “Euro 2024”. Mbërritja e Moratas në Milano është caktuar për javën e dytë të gushtit, pak para fillimit të kampionatit. Kuqezinjtë do të bëjnë debutimin e tyre në Serinë A më 17 gusht, kundër Torinos.
Ndeshja e parë Moratas me fanellën e re, megjithatë, duhet të jetë disa ditë më parë me rastin e Trofeut “Silvio Berlusconi”, kundër Monzas, e caktuar për 13 gusht 2024. Milani e bindi Moratan me një kontratë katërvjeçare me vlerë 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. Marrëveshja përfshin gjithashtu opsionin për një sezon të mëtejshëm. Prandaj, Morata mund ta përfundojë përvojën e tij në Milano në moshën 37-vjeçare.